Parlamenti grek votoi javën që lamë pas projektligjin që i lejon zgjerimin e ujërave territorial nga 6 në 12 milje në të gjithë hapësirën detare të saj. Në lidhje me këtë zhvillim ka reaguar dhe revista gjermane Der Spiegel, e cila e komenton këtë veprim si një shkak për luftë me Turqinë.
“Greqia zgjeron territorin e saj në Mesdhe. 12 milje nga bregu: kjo është shtrirja e re e territorit grek në Detin Jon. Vendimi është në përputhje me ligjin ndërkombëtar, por jep gjithashtu një perspektivë, të cilën Turqia e hedh poshtë kategorikisht “, thuhet në revistë.
Sipas revistës gjermane, “Nëse Athina zbaton këtë zgjerim në Egje, Turqia mund ta shohë atë si një shkak për luftë. Athina mund të argumentojë se nuk po planifikon të marrë më tej ujëra territoriale. Sidoqoftë, Mitsotakis vazhdimisht theksoi se me ligjin e ri kjo mund të bëhet dhe se Greqia do të vendosë vetë kur dhe në çfarë mënyre dhe në çfarë kushtesh
Në 1995 Parlamenti Turk vendosi që shtrirja e ujërave territoriale Greke në Egje me 12 milje do të konsiderohej një shkak për luftë. Turqia pretendon se Egjeu do të bëhej një ‘det grek’ de facto. Në të vërtetë, në këtë rast 71% e Egjeut do t’i përkiste ujërave territoriale Greke, nga 21% që është sot”.
Spiegel raporton se të dy vendet po fillojnë bisedimet për herë të parë që nga viti 2016 “në mënyrë që të kapërcejnë ndryshimet që i kanë çuar ato vazhdimisht në prag të luftës në të kaluarën”.