Greqia shtyn afatin e bllokimit deri më 5 prill, ja ndryshimi në vendimin e fundit

Pika Kufitare e Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur për qarkullimin e udhëtarëve deri më datën 5 prill. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Lejohet vetëm dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë nga ora 06:00 deri në 22:00. Raportohet se kësaj radhe ka një ndryshim në vendim, pasi tashmë për këtë fashë orari dhe drejtim lejohen jo vetëm këmbësorët, por edhe gjithë kategoritë e mjeteve.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 05.04.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Author: admin