
Është shënuar viktima e parë nga tërmeti i fuqishëm, që tronditi Greqinë pak ditë më parë.
Mediat greke raportojnë se ditën e sotme ka humbur jetën në spital një i moshuar 83-vjeçar.
I moshuari u transportua në spital nga ekipet e shpëtimit, pas tërmetit me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter, por fatkeqësisht nuk i shpëtoi dot plagëve të marra.
83-vjeçari Christos Gekas dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në banesë në momentin që ra tërmeti, i cili iu shkatërroi plotësisht shtëpinë.