Gramoz Ruçi përjashton Bashën nga seanca. Bllokohet foltorja e parlamentit.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është deputeti i parë që merr masën e përjashtimit nga seanca parlamentare në këtë sesion parlamentar.

Vendimi u mor pasi deputetët e Partisë Demokratike dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, bllokuan foltoren e Kuvendit duke kërkuar caktimin e një ore sot për debatin mbi objektin e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe jo shtyrjen e saj javën tjetër.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Ata kërkuan mbledhjen e konferencës së kryetarëve për të caktuar orën se kur do të mbahet ky debat sot. Ndërkohë maxhoranca votoi që diskutimi të shtyhej javën tjetër.

Në këto kushte Basha dhe deputetët bllokuan foltoren e Kuvendit. Kryetari i Parlamentit fillimisht i tërhoqi vërejtje kryetarit të PD-së Basha dhe ndërpreu seancën parlamentare për 5 minuta. Por edhe pas pushimit 5 minutësh deputetët demokratë bashkë me kryetarin e tyre nuk u larguan nga foltorja.

Në këto kushte Ruçi mori vendim për përjashtimin e Bashës nga seanca parlamentare, e cila u ndërpre tre herë për disa minuta. Kreu i Kuvendit vendosi shtyrjen e seancës për në orën 13:00.

Author: admin