Grabitja e zyrave në Shënkoll, flet administratorja: Janë shkatërruar dyert, dritaret dhe tavolinat

Zyrat e njësisë Administrative të Shënkollit në Lezhë kanë rënë pre e grabitjes gjatë natës.

Në një prononcim për mediat, administratorja Lina Guri është shprehur se kanë qenë punonjësit ata që kanë konstatuar në mëngjes grabitjen.

Visit Instagram Profile ➤

Sipas saj, dyert, dritaret, tavolinat dhe sirtarët janë shkatërruar, ndërkohë janë vjedhur edhe dy aparate fotografikë të zyrave të Aleat që ndodhen në këtë godinë.

“Vjedhjen e kemi konstatuar në orë 07:55. Në këtë godinë është edhe qendra shëndetësore, zyra e Aleat dhe zyrat e specialistëve që i shërbejnë komunitetit këtu.

Nuk e dimë nga kanë hyrë, por është dëmtuar vetëm prona, dyert janë shkatërruar.

Janë marrë dy aparate fotografike te zyra e Aleat dhe asgjë nuk konstatojmë.

Nuk kemi roje. Dokumentet nuk janë dëmtuar. Dyert janë të shkatërruara,” ka thënë ajo.

Author: admin