
Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00, në një pikë karburanti në Fllakë të Durrësit.
Raportohet se dy persona kanë grabitur rojen e karburantit nën kërcënimin e armëve.
Në dëshminë e tij për Policinë roja ka thënë se grabitësit i kanë drejtuar armën duke i marrë paratë. Nuk dihet ende shuma e grabitur dhe detajet e plota të ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të grabitjes.