Një grabitje ka ndodhur në zonën e Laprakës, në Tiranë.
Është grabitur një depo farmaceutike nga presona ende të paidentifikuar.
Autorët kanë thyer derën e depos dhe kanë vjedhur medikamente me vlerë 1.8 milionë lekë. Në fokus të hajdutëve mësohet se kanë qenë vitaminat, kryesisht vitamina C.
Policia është njoftuar nga pronari për ngjarjen dhe po punon për identifikimin e autoreve. Ndërkohë, janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe gjithë provat materiale të lëna nga autorët e dyshuar të ngjarjes.