Goditet grupi kriminal në Shkodër, katër persona u kapën duke shkëmbyer vaj hashashi

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës në kuadër të një operacioni të koduar “Rrjeta”.

Policia lokale bën me dije se ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme vaji hashashi, kanabis i përpunuar në formë çokollate, armë gjahu, një sasi parash e sende të tjera.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Në pranga kanë përfunduar shtetasit me iniciale H. U., 30 vjeç, banues në Shkodër, M. U. 26 vjeç, A. U., 36 vjeç dhe M. U., 72 vjeç të tre banues ne fshatin Mes, Shkodër. Këta shtetas janë kapur gjatë operacionit, në Postribë, në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Vihen në pranga 4 pjesëtarë të grupit kriminal.

Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme vaji hashashi, kanabis i përpunuar në formë çokollate, armë gjahu, një sasi parash e sende të tjera.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, bazuar në informacionet e grumbulluara gjatë periudhës hetimore dymujore, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Rrjeta”.

Në kuadër të tij u godit një grup kriminal që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat u bë i mundur arrestimi i shtetasve:

H. U., 30 vjeç, banues në Shkodër, M. U. 26 vjeç, A. U., 36 vjeç dhe M. U., 72 vjeç të tre banues ne fshatin Mes, Shkodër.

Këta shtetas janë kapur gjatë operacionit, në Postribë, në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Gjatë operacionit forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

14 litra vaj hashashi;

65.6 gramë lëndë narkotike në formë çokollate;

Një armë gjahu, një sasi fishekësh, një sasi parash, 6 aparate celulare dhe 1 automjet.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Author: admin