Gjykata Speciale ka konfirmuar se Kadri Veseli është kthyer dhe ndodhet në Kosovë këtë të dielë.
Në disa deklarata të dhëna nga zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep thuhet se Veseli ndodhet në Kosovë për arsye bindëse humanitare, dhe Zyra e Regjistrimit e menaxhon vizitën kujdestare.
Pavarësisht vizitës, konfirmohet edhe se Veseli do të rikthehet në paraburgimin e Hagës për të vijuar gjyqin për akuzat për krime lufte në Kosovë.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë”. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, – thotë zëdhënësja për një media të Kosovës.