Gjykata jep dënimet për 17 të akuzuarit për heroinën në Has, Grupi i Shijakut dhe vëllai i ish-deputetit,

GJKKO ka dhënë dënimet për grupin e Avdylajve të Shijakut. Pjesëtarët e grupit janë dënuar me dhjetëra vite burg, teksa ai që mbahet si ‘koka’ i tyre, Altin Avdyli ka marrë dënimin prej 6.8 vite.

Dënimet janë dhënë për laboratorin e heroinës që u zbulua në Brenogë të Hasit.

Për 17 pjesëtarë GJKKO ka dhënë në total 126.8 vite burg teksa kujtojmë se laboratori i drogës në Has ka që në tetor të 2018 që është zbuluar.

Vendimet e dënimit
Gjevi Ndoka 8 vjet 8 muaj
Altin Avdyli 6 vjet 8 muaj
Esat Mehmeti 10 vite
Petrit Suljemani 8 vjet 8 muaj
Sajmir Sulejmani 8 vite
Hajri Seferi 10 vjet 8 muaj
Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj
Shkëlqim Avdyli 4 vjet 8 muaj
Mario Zeqiri 4 vjet 8 muaj
Elton Shehaj 4 vjet 8 muaj
Ardit Gjyriqi 4 vjet 8 muaj
Admir Hoxha 12 vite
Hekuran Hoxha 10 vjet 8 muaj
Vehbi Berushi 8 vite
Anila Shuti 2 vjet – 25 muaj sherbim prove
Xhavit Shyti 8 vite
Flamur Çela 8 vite

Author: admin