Kancelarja gjermane, Angela Merkel synon të zgjasë deri në prill kufizimet anti-COVID të vendosura në Gjermani për shkak të valës së tretë të pandemisë.
Në dokumentin qeveritar thuhet se për shkak të dinamikës aktuale të infektimit të përshpejtuar nga variantet e COVID-19 është parashikuar që vendi të zgjasë deri në një datë të pacaktuar kufizimet në fuqi.
Ky dokument do të shërbejë të hënën si bazë pune në një takim të parashikuar për këtë çështje mes kancelares dhe rajoneve gjermane.
Në takimin e tyre të fundit në fillim të marsit, Merkel dhe kryeministrat ranë dakord për një hapje të kujdesshme, me gjithë kundërshtimet e kancelares, e cili paralajmëroi se mutacionet e reja në virus do ta bënin më të vështirë kontrollimin e pandemisë.