
Ditën e sotme, një grua 70-vjeçare është gjetur e dekompozuar në një banesë në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se e moshuara me inicialet M.M. mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Ajo jetonte e vetme në një banesë, ndërkohë që nuk dihet para sa kohësh mund të ketë ndërruar jetë.