Një 65-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i pallatit në lagjen ‘Naim Gjylbegu’ në qytetin e Shkodrës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Mësohet se 65-vjeçari vuante nga depresioni dhe në kushte të rënda psikologjike ka kryer aktin ekstrem të vetëhedhjes nga pallati.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje .
Njoftimi i plotë i policisë:Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 27.03.2021, ora 14:30, është marrë informacion se në lagje Naim Gjylgebu, Shkodër, se shtetasi Agron F. M. 65 vjeç , banues në lagje Naim Gjylbegu, në kushte depresioni është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje .