Drejtuesi politik i PD për Elbasanin u ndal gjatë turit të tij në një fabrikë vaji ulliri në Belsh, ku dëgjoi shqetësimet e prodhuesve. Problemi kryesor sipas tyre ngelet shitja, mungesa e tregut dhe infrastrukturës.
“Vetëm shitja është problem, prodhimi nuk është problem, pa ndërhyrje të shtetit, tregtarët nuk kanë ku shesin”,- u shpreh një banor.
Gazment Bardhi thotë se është informuar për faktin se malli u rri stok në shtëpi.
“Ai është problemi… Ne nuk kemi kontrata…”,- thotë prodhuesi i vajit.
Bardhi shprehet se problemi ka zgjidhje.
“Shteti duhet të subvencionojë dhe të mbështesë pikat e grumbullimit dhe fabrikat që e prodhojnë vajin dhe e tregtojnë. Shteti e merr përsipër ta tregtojë, sepse fshatari nuk e nxjerr dot vajin për ta çuar në Greqi, në Itali, apo në treg ndërkombëtar, ndërkohë që po të ketë fabrika përpunimi dhe tregtimi që mbështeten dhe financohen nga shteti, me siubvencionet që buxeti i shtetit jep për këtë lloj industrie, e konkuron edhe vajin në Itali, edhe në Greqi dhe e nxjerr në treg, bëhët pjesë e tregut ndërkombëtar. Unë isha në Cerrik ku kishin pak a shumë të njëtin shqetësim. Kishin ndërtuar një fabrikë moderne për përpunimin dhe tregtimin e vaijt, i kishte shkuar investimi me mijëra euro, i kishin thënë dhe i kishin premtuar që do merrte mbështetje nga shteti, dhe pastaj mbasi e kishte përfunduar të gjithë fabrikën dhe kishte hyrë në borxh me mijëra euro, i kishin thënë nuk të subvencionojmë sepse nuk i ke pasijet të blera në Gjermani, por i ke të blera në Itali. Ndërkohë që ai i kishte marrë më cilësore dhe i kishte paguar më shumë. Pra, kishin futur një kriter atje për ta përjashtuar, pse e kishin përjashtuar? Sepse i kishin kërkuar kafe! Ai nuk kishte mundësi me i dhënë kafe sepse kishte investuar, kishte marrë kredi e kishte marrë borxhe. Ky është realiteti. Skenën ne e kemi të përcaktuar është e thjesht dhe e qartë. Fshatari dhe fermeri do të marrin subvencione bazuar mbi aq sa prodhon. Por, nuk mjafton se këtu ngelet hallka përgjysëm sepse fshatari mund ta marrë subvencionin për atë që prodhon, por i ngelet pa tregtuar. Prandaj do të duhet të vazhdojë zinxhiri i plotë me pikat e grumbullimit që do të duhet të subvencionohen po nga shteti dhe në rastin konkret me pikat e grumbullimit dhe të tregtimit” – tha Bardhi.
Fermer: Pa diskutim, por duhet ta dijë fshatari i pari, siç e di dhe për rrënjët e ullijve që u mblodhën, që të mblidhen dhe të shiten.
Fermer: 100 milionë euro që ka thënë në program zoti Basha, për rimbursimin që do të bëhet fshatarëve, është shumë i mirë, 50 milion euro euro që do të shkojnë për insrastrukturën është shumë mirë. A ka mundësi të jëtë 200-250, pas një viti, sepse normalisht duhet parë edhe buxheti i shtteit, kjo është minimuni, këtë gjë e bën edhe Kosova dhe Maqedonia. Në këto nivele të arrijmë të mos të vijë të na konkurojë Maqedonia ose Kosova ndërkohë që këtu ka gjithçka.
Gazment Bardhi: Kishte dale studimi që kosto e prodhimit e bujqësisë në Shqipëri është 38% më e lartë nga të gjitha vendet e rajonit, i bie që fermerët dhe fshatarët tanë të dalin me minus edhe pse punojnë nga mëngjesi deri në darkë, dhe kjo është e papranueshme. Nuk kanë asgjë më shumë fermerët në Maqedoni, Kosovë dhe në të gjithë rajonin krahasuar me fermerët tanë që janë më punëtorët në të gjithë rajonin, janë më të zotët në të gjithë rajonin. Po, kanë vetëm një dallim, që kanë shtetin kundër, nuk e kanë shtetin në krah, dhe ajo që duhet për t’u bërë bashkë në 25 prill është kjo që të sjellim ndryshimin: të mos e kenë shtetin në krah 5 njerëz, siç i kanë dhe këtu, që marrin ata 95 milion eurot në bujqësi, por ta kenë fermerët dhe fshatarët e zakonshëm që punojnë nga mengjesi deri në darkë. Ato lek dalin nga buxeti i shtetit thjesht kanë ndërtuar në skemë me përjashtu njerëzit e zakonshëm, fermerët e zakonshëm, e të ndërshëm që punojnë nga mengjësi e deri në darke, dhe me i marr leket pesë njerëz me të cilët i ndajnë në fund të ditës. Kështu është bërë dhe këtu. Prandaj skema jonë do të jetë e tjeshtë, aq sa prodhon aq do marrësh, po prodhove pesë kilogram do marrësh 100 lek e këshu me rradhë. Jo të vësh kriter e ke serën 2 metra, jo ta kesh 2 metra e 20. Keto janë thjesht kritere burokratike për të përjashtuar njerëzit nga skema, që ato lek që dalin nga buxheti i shtetit të mos shkojnë te njerëzit se po shkuan te njerëzit pa kritere diskriminuese, nuk i ngelet gjë për të futur në xhep dhe as për ti ndarë më ato pesë veta që i ndan. Kjo ka qënë skema që kanë aplikuar këto 8 vite prandaj fshati është në këtë gjendje dhe në këtë degradim. Kjo është sfida jonë, nuk kemi sfidë tjetër, në 25 Prill pa diksutim të gjithë bashkë do të bëjmë ndryshimin, por veçanërisht në 26 e në vijim. Do ju kthejmë shpresën, do bëjmë realitet çdo angazhim që kemi marrë, prandaj nuk kemi bërë program që premton mrekulli se nuk bëjëm dot mrekulli dhe ju nuk keni nevojë për mrekulli, jam i sigurt. Ju dëshironi normalitet sepse jeni të zotët e vetës, punoni nga mëngjesi deri në darkë dhe në fund të ditës të keni ato pesë lek fitim që ti krijoni mirëqënie familjes tuaj. Kaq duhet, nuk pret njeri të vijnë e t’u punojnë tokat.
Fermer: Zoti Bardhi, muaji vjen shumë shpejt, nuk kemi lek të paguajmë dritat, ujin, të sjellësh 40 mijë lek një dylym ta punosh, çfarë t’i marr unë asaj toke, çfarë do fitoj unë. Marrin vajin, specin, trangullin nga Maqedonia, domaten nga Maqedonia e sjellin këtu, prodhimi jonë nuk shitet…
Gazment Bardhi: Sepse atje ka bubvencione dhe vjen produkti me cmim me të lirë. Për sa kohë këtu që nafta është rritur, energjinë elektrike e ke të rritur…
Fermer: Fëmija im ka ikur, kam 5 vite që nuk e shoh me sy.
Gazment Bardhi: Në këto zgjedhje nuk votohet me flamur partie, në këto zgjedhje hap dollapin e ushqimeve dhe shiko e ke plot apo e ke bosh. Socialistë dhe demokratë e kanë bash dollapin. Nuk mund të tatohesh po punove token tënde, taksa e tokës për fshatarin që punon tokën e vet do të jetë zero.