Gara në PD, Shehaj: Koha që demokratët të zgjedhin, do të drejtohen nga një fitues apo një humbës!

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Kandidati për kryetar të PD-së, Agron Shehaj në takimet me mbështetësit e kësaj force politike është shprehur i bindur se nëse nuk ndryshohet lidershipi, atëherë Partia Demokratike nuk do të fitojë.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Shehaj shkruan se demokratët duhet të zgjedhin, nëse do të shkojnë me të njëjtin ekip në zgjedhjet e ardhshme apo do të provojnë një ekip të ri.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Në 13 qershor, kur edhe do të mbahen zgjedhjet për kryetar të PD-së, Shehaj fton qytetarët që ta votojnë.

“E vërteta është e thjeshtë: shqiptarët nuk e votuan për kryeministër liderin e partisë Demokratike, nuk janë dhanë besimin ekipit të sotëm të lideshipit të Partisë Demokratike. Kjo gjë tani ka marrë fund. Ajo që demokratët kanë në dorë është të zgjedhin a do shkojnë me të njëjtin ekip në zgjedhjet e ardhshme apo do provojnë një ekip të ri.

Unë jam i bindur se pa ndryshuar lidershipin Partia Demokratike nuk fiton dot. Prandaj ju ftoj të votoni ndryshimin më 13 qershor. Të votoni për ta bërë PD-në përsëri”, shkruan Shehaj në rrjetin social “Facebook”.

Author: admin