Ish-deputeti i Durrësit Oerd Bylykbashi ka reaguar fort përmes një statusi në rrjete sociale për vizitën e kryeministrit Edi Rama në qytetin bregdetar.
“Paskan ardhur hienat ne Durres, me ne krye Ramen, qe te justifikojne babezine e tyre per llokmat qe i kane shqyer dhe po i shqyejne Durresit te durrsakeve, atyre qe jane ketu me breza dhe atyre qe kane vendosur ta ndertojne jeten ne Durres”,– shkruan Bylykbashi në postimin e tij.
Më tej, ish-deputeti akuzon kryeministrin se i ka hequr qytetit bregdetar plot 300 vite nga historia e tij.
“Rama sapo keputi kumbullen qe Durresi eshte port 2400 vjeçar. Ngaterrohet me qytet tjeter, por aq di. As kete nuk di Kryeministri, qe Durresi eshte themeluar si qytet-port 2700 vite me pare. Dhe pastaj do qe te kandidoje ne Durres! Keshtu eshte kur vjen me lugen dhe thiken ne brez dhe nuk ke respekt per qytetin me te vjeter ne Shqiperi dhe e masakron 20 vite rresht me kryebashkiaket socialiste. Keshtu eshte kur bie dakord qe betoni te varrose historine 2700 vjeçare”,- shkruan Bylykbashi.
Në fund të postimit, ish-deputeti përsërit apelin e opozitës se “Me 25 prill duhet shpetuar Durresi nga keta grabitqare!”