Askush nuk është perfekt dhe të jemi të sinqertë, jemi edhe të gabueshëm. *Jo Virgjëreshë, mos na shih me inat*. Të gjithë bëjmë ca gabime të vockla në dashuri dhe për këtë duhet të fajësojmë pak edhe shenjën e horoskopit.
Cilat janë problematikat që të karakterizojnë sipas shenjave të horoskopit?
Dashi: E konsideron partnerin si një “fans”, duke mos konsideruar ndjenjat dhe mendimet e tij.
Demi: I largohesh çdo diskutimi, edhe atyre më të rëndësishme. E mirëkuptojmë dëshirën për të mos u bërë pjesë e dramave, por nëse partnerin e shqetëson diçka, duhet të flitet dhe të zgjidhet!
Binjakët: Thua gjithmonë fjalën e fundit dhe shkëputesh, edhe pse ndoshta nuk është momenti për t’u ndarë.
Gaforrja: Nuk i jep rëndësi individualitetit tënd. Kur dashurohesh, varesh 100% nga partneri, duke u bërë “e ngjitur” dhe duke i harruar pasionet e tua.
Luani: E mbyt partnerin me vetëbesimin dhe pasionin tënd të ethshëm.
Virgjëresha: Mundohesh pafundësisht që ta ndryshosh partnerin.
Peshorja: Ke sjellje pasive-agresive ndaj gjithçkaje.
Akrepi: Krijon kaq shumë drama, kur thjesht mund të flasësh.
Shigjetari: Nuk tregohesh e sinqertë mbi ndjenjat e tua. Identifikoji dhe diskutoji hapur!
Bricjapi: Mendon se të gjithë, në fund, do të të lëndojnë.
Ujori: Do që të fitosh çdo argument, gjithmonë!
Peshqit: Sakrifikon gjithmonë veten për partnerin.