Odise Grabova, ish-kapiten i Luftëtarit në vitet ’80-’90, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur sot paradite (e dielë, 7 mars). Një atak kardiak i ka marrë jetën në moshën 58-vjeçare një prej emrave të shquar të futbollit gjirokastrit, i cili gjithë karrierën e tij ia kushtoi skuadrës së zemrës, Luftëtari.
Grabova ka qenë një mbrojtës i majtë tipik, titullar i padiskutueshëm i Luftëtarit në elitën e futbollit shqiptar për shumë vite. Odisea u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 1998.
I ndjeri Odise Grabova, me skuadrën e Luftëtarit, i ulur poshtë në të majtë, me flokët me rrica…