Fshati që serbo-malazezët masakruan barbarisht, Geghysen i Tropojës

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Geghyseni i Tropojës nuk ishte një fshat nga ata të thellët dhe të izoluarit prej ku mund të shkohet veç me helikopter.

I njohur si Malësia e Gjakovës, në mesin e Alpeve të Veriut aty gjendesh pas një dritare nga ato që kur i hap vëren një kompozim të natyrës, a një paqe të pakrahasuar me fjalë. Ilnisa Agolli na çon mes bjeshkëve kësaj here, as 11-të km larg Bajram Currit në një fshat që nuk ka folur askush më parë.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Ku pak ia njohin potencialin dhe ca akoma më pak nuk kanë udhëtuar drejt tij, ndërsa të tjerë asfare nuk e përmendin se si ky fshat u kthye në një nga simbolet më të qarta të qëndresës antiserbo-malazeze. As kur Fishta i madh shkruan për të në veprën “Lahuta e Malësisë”. As për verën e vitit 1915 , kur do të lihej një tjetër shenjë ndaj popullit qëndrestar në fshatin që serbo-malazezët e masakruan barbarisht. E shumë fakte të tjera historike që i takojnë së shkuarës, me figura që çan aso kohe me trimëri të hekurt fatin e fshatit. Por sot çfarë ndodh?

Duhet parë ky dokumentar sepse jeton mes dy kulmeve. Më e hidhura është familja që jetonte 6-të muaj në dimër pa dalë nga shtëpia në kushte tronditëse e të mungesës sociale, ndërsa jashtë oborrit mblidhen të uritur në një dimër dhe borë mbi 6-të metra, ujqër. Si mund të jetohet aty? Gruaja e re i rrëfen të gjitha.

Mandej shkojmë tek vlerat e fshatit të hershëm me natyrën e tij të mrekullueshme,me shtrirje gjeografike vertikale nga brigjet e Valbonës e deri në bjeshkët e larta, për ta mbyllur në një bujtinë që të lë pa fjalë. E vetmja që gjendet aty me një tjetër histori të madhe e arsye për mos rënë në vesh të shurdhër. Në fund të udhëtimit, mes bujarisë dhe mikëpritjes aty takon Luanin. Tironsin që i braktisi te gjitha për të jetuar dhe punuar në një cep të veriut braktisur dhe fshirë nga lista e fundjavës turistike. Cila është arsyeja?

Geghysenin e Tropojës bota do e kishte zili ndërsa shqiptarët nuk ia njohin potencialin dhe historinë ende… Shiheni videon e plotë për më shumë.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Author: admin