Sot, në ditën e mbërritjes së 38 mijë vaksinave AsraZeneca, në aeroportin edhe të Nënë Terezës edhe të Çetit tonë, gazetari fort i njohur, Frrok Çupi, nëpërmjet një deklarate bombë, tronditi të madh e të vogël
Opozita e bashkuar, deklaroi ai, ka përgatitur një skenar të madh dhe të paprecedent dhune në vend , nëse del humbëse në zgjedhjet e 25 prillit.
Për ta bërë sa më konkrete dhe të vërtetë këtë deklaratë, gazetari Frrok Çupi, e lidh këtë me ngjarjen e sotme, ku Presidenti Ilir Meta, u përplas ashpër me Policinë Bashkiake të Erion Velisë.
I ftuar në televizionin Report TV të Carlo Bolinit, gazetar Çupi, tha se mbështetja e Lulzim Bashës për Ilir Metën pas incidentit, në mbrojtje të ish partisë së Bamir Topit, është “prova e zjarrit, se edhe Lulzim Basha është pjesë e grupit të dhunës”.
–Ka një klan underground për dhunë, për terrorizëm politik, prandaj e rrethoi PD-ja Metën. Atëherë pse sot, dhe jo ditën e zgjedhjeve, sepse forcat amerikane bëjnë stërvitje të madhe në Shqipëri, dhe jo më kot është zgjedhur data 26. SHBA ka informacione se këta kanë përgatitur një dhunë të madhe, të paprecedent, nëse humbasin në zgjedhje. Këta u shpejtuan dhe e bënë sot. Në ditët e ardhshme presim diçka tjetër. Ajo që më bën përshtypje si e vunë Lulzim Bashën sot para provës së zjarrit. Grisi fletën që do të thotë dhunë mbi ligjin. Edhe Lulzim Basha sot u fut në grupin e dhunës, – deklaroi Frrok Çupi.
Të gjithë këtë deklaratë të famshme, Frrok Çupi e mbështet në faktin se, forcat ushtarake amerikane, kanë zgjedhur të vijnë në Shqipëri, në datën 26 prill, për një stërvitje të madhe.
Me gjithë këtë analizë të thellë, gati shkencore, zotni Frrok Çupi harron që ky incident, nuk do të kishte ndodhur nëse Erion Veliaj nuk do të dërgonte forcat e veta “militare” për të marrë selinë që i kishte dhënë Bamir Topit.
Më tej, për ta bërë edhe më të plotë dhe të zhurmshme, diarrenë e vet, Frrok Çupi, si zakonisht, lëshoi edhe një sërë akuzash të rënda për Sali Berishën dhe Ilir Metën, duke bërë deklaratën më të madhe të këtyre 30 vjetëve, se “këta dy njerëz kanë bërë vrasje fizike dhe shumë shpejt do të shkojnë në dyert e drejtësisë“.
–Si Meta si Berisha janë njerëz që kanë kryer vrasje, vrasje fizike. Gjithashtu kanë kryer krime si kullat te Kompleksi Partizani deri te larja e parave me skemat piramidale të fituara nga kontrabanda e armëve dhe naftës. Vimë te vjedhja e floririt ku Meta është i përfshirë më drejtpërdrejt. Këta janë në krizën që do t’i ikin paratë. Vijmë edhe te pjesa tjetër e zhdukjes së njerëzve, e vrasjes dhe zhdukjes, – konkludon Frroku i Rilindjes së re dhe të vjetër!