Rënia e numrave të infektimeve me COVID-19 në Gjermani e ka bërë këtë shtet të mendojë për zgjatje të kufizimit të masave deri në 14 mars.
Në një draft-marrëveshje mes kancelares Angela Merkel dhe liderëve të 16 shteteve federale është propozuar zgjatja e masave. Kjo do të thotë: Rregulla të forta për një muaj, shkruajnë mediat.
Kancelarja dhe krerët e qeverive të shteteve federale u kërkojnë të gjithë qytetarëve që të mbajnë të gjitha kontaktet në minimumin e duhur në javët e ardhshme dhe të shmangin mbledhjet në ambiente të mbyllura. Po ashtu takimet private do të lejohen vetëm nga anëtarët e të njëjtës shtëpi.
Numri i rasteve ditore me koronavirus në Gjermani është në rënie, dhe kjo ka shtyrë disa drejtues që të lehtësojnë masat, megjithatë po rriten shqetësimet për impaktin që mund të kenë format e reja të virusit.
“Ne kemi një situatë shumë të brishtë”, tha për Spiegel Online Winfried Kretschmann, kryeministri i Gjelbërve të shtetit jugor të Baden-Ëuerttemberg. “Mund të shohim në vendet e tjera, të tilla si Portugalia, sa shpejt mund të kthehet batica.”
Merkel e ka bërë të qartë se shkollat fillore dhe çerdhet do të kenë përparësi në çdo lehtësim. Në draft-marrëveshje thuhet që shtetet individuale mund të vendosin se si dhe kur do të fillojmë sërish mësimi.
“Nëse numri i të infektuarve vijon të bjerë, përparësia më e lartë është qartë tek fëmijët më të vegjël,” tha Kretschmann.