Autoritetet e Policisë Greke, në kuadër të frenimit të pandemisë së koronavirsit, kanë shtyrë përsëri afatin e bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës.
Sipas burimeve jo zyrtare bëhet e ditur se shtyrja e afatit do të jetë deri në datën 22 mars të këtij viti. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë mallrash). Mjetet si autobusë, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. Në orët në vijim pritet edhe një komunikatë zyrtare në lidhje me këtë njoftim.