Karantina e pjesshme e vendosur në Paris tashmë do të shtrihet në të gjithë Francën. Lajmin e bëri të ditur presidenti Emmanuel Macron ndërsa shtoi se shkollat do të mbyllen dhe do të vendosen kufizime për udhëtimet.
Kështu, në Francë do të vendoset shtetrrethimi gjatë natës ndërsa është e ndaluar largimi më shumë se 10 kilometra nga shtëpia. Masat vijnë si pjesë e përpjekjes për të luftuar valën e tretë të koronavirusit në vend, ndërsa vendi po regjistron dhjetëra mijëra raste çdo ditë dhe qindra vdekje.
Në një fjalim televiziv të mërkurën në mbrëmje, Macron paralajmëroi se “epidemia po përshpejtohet”, ndërsa shtoi se kolegjet, shkollat dhe çerdhet do të mbyllen për tre javë. Kurse, shtetrrethimi do të nisë nga ora 19:00 dhe do të vazhdojë deri në 6 të mëngjesit.