Nevina Shtylla ka zbuluar planet e së ardhmes tashmë që nuk është pjesë e ndonjë formati televiziv. Kohët e fundit, Nevina po bën pauzë nga media dhe në mendjen e saj po bën plane të tjera.
E ftuar në programin “Pardon My French”, të moderuar nga Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, Nevina foli për jetën e saj private, nga fëmijëria e deri më tani, pa lënë jashtë diskutimit edhe karrierën profesionale.
Gjatë intervistës, Jonida e pyet se sa do t’i zgjasin këto pushimet që ka marrë dhe Nevina u shpreh: “Jam duke u marrë me dy-tri angazhime të mijat, kam pasur në plan që të krijoj edhe diçka timen, një ‘brand’ timin. Kam përshtypjen se është bërë pak kshu si klishe, që kur tërhiqesh nga emisioni ose bën një fëmijë ose një ‘brand’. Unë jam në një moshë për të bërë një ‘brand’. Jam duke u munduar që ta sjell shumë shpejt, jam duke u munduar që të sjell diçka të re, ndryshe, është një produkt që vjen për herë të parë si i konceptuar në Shqipëri, sepse prodhimin do ta ketë në Itali.”