FOTO/ U qëllua me armë afër shtëpisë së tij, ky është biznesmeni Gramoz Memaj që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Ksamil

Mbrëmjen e sotme u ekzekutua me armë zjarri afër banesës së tij në Ksamil 48 vjeçari Gramoz Memaj.

Viktima njihej në zonë si biznesmen dhe dyshohet se është qëlluar nga 4 persona ende të paidentifikuar, ndërkohë që dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.

Visit Instagram Profile ➤

Mema ka marrë plagë të shumta në trup dhe ka humbur jetën në spital.

“Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta  është qëlluar  me armë zjarri shtetasi  G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Ky është Gramoz Memaj, biznesmeni që u ekzekutua në Ksamil:

Screenshot 13 5

Author: admin