Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, me anë të një postimi në “Instagram” shkruan se Rama ka dështuar 100 herë në tetë vjet qeverisje.
Basha thekson se kryeministri aktual premtoi arsim të lartë falas, por se diçka e tillë nuk u bë kurrë realitet, duke deklaruar edhe vetë se “arsim të lartë falas për të gjithë nuk ka”.
Lideri demokrat nënvizon se kanë mbetur edhe 63 ditë deri më 25 prill, për të rrëzuar Ramën nga pushteti, pasi vetëm ka mashtruar popullin shqiptar.
“Rama kishte premtuar arsim të lartë falas. Ai vetë deklaroi më vonë se arsim të lartë falas për të gjithë në Shqipërii nuk ka”, shprehet Basha.