FOTO- Në shënjestër për inceneratorët, “njeriu” i Lefter Kokës sponsorizon prezantimin vetjak, Alqi Bllako: Jam i martuar, kam 3 fëmijë, kam karrierë të larmishme

TIRANË- Alqi Bllako, kandidat i Partisë Socialiste në Tiranë është në qendër të akuzave nga ana e opozitës, e më konkretisht, kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. I shënjestruar për disa shkelje sipas opozitës në drejtimin në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit për disa çështje, përfshirë edhe inceneratorët, njeriu i Lefter Kokës tashmë ka ndezur motorët për të hyrë në Kuvend.

Por si?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në pamundësi për të shpalosur veten në terren në tërësinë e asaj që ai do të japë, po përdor rrjetet sociale si podium prezantimi. Ai ka sponsorizuar faqen e tij në Facebook e Instagram, ku paraqet veten me tekstin si vijon:  Alqi Bllako, ka lindur në Kolonjë, më 10 Maj 1987. Ai është i martuar me Odetën dhe kanë 3 fëmijë, Adorën, Alexandrin dhe Antonin. Ai ka një karrierrë të larmishme në sektorin privat , publik dhe mësimdhënie. Ka përfunduar studimet e larta pranë Universitetit të New York-ut, Tirane – Empire State College si dhe ka kryer disa studime pasuniversitare.

Author: admin