Prej disa muajsh që prej lindjes së djalit Miriam Cani është shkëputur nga muzika për t’iu përkushtuar plotësisht familjes.
Por këngëtarja e njohur shqiptare ka vendosur të rikthehet me një projekt të ri muzikor. Ka qenë vetë Miriam Cani e cila e ka zbuluar këtë me anë të një postimi në ‘Instastory’, ku shfaqet në një studio muzikore me Elgit Dodën.
“E lumtur, e lumtur, e lumtur”, ka shkruar Miriami krah postimit të saj në rrjetet sociale. Nuk dihet ende nëse se për cfarë projekti bëhet fjalë, këtë detaj pritet ta zbulojë vetë ajo në javët në vazhdim.