Ky që shikoni në foto është Bledar Muça, pronari “Bar Pedonales” në Lushnje i cili u vra me kallashnikov mbrëmjen e sotme në lokalin e tij në Lushnje.
Mësojet se disa persona të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Golf 5 kanë qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov.
Plumbat kanë kapur Muçën i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, ndërsa sipas policisë kanë mbetur të plagosur tre persona, Judin Velo, Ervis Tafa dhe Sara Liçi.
Në momentin e të shtënave në lokal ka pasur shumë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët janë shtrirë përtokë për t’u shpëtuar plumbave.