Pas grevës së punonjësve të kompanisë Albcontrol, që solli pezullimin e fluturimeve, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forca të Ushtrisë kanë zbarkuar në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit tonë.
Policia e Shtetit ka dërguar dy grupe pranë zyrave operacionale të Albcontrol. Dy furgonat e policisë së bashku me forca brenda tyre janë ankoruar në oborrin e institucionit i konsideruar si objekt me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare.
Hapësira ajrore e Shqipërisë në këtë momente është e pa kontrolluar për shkak të mungesës në punë të kontrollorëve.