Flet aktivistja e PD që u dhunua nga shefi i komisariatit: Policët nuk iu bindën dhe ai më rrahu vetë!
“Ishte ambjent i mbyllur te lokali. Thjesht po i filmoja. Nuk e di kush i njoftoi. Erdhën sot. Katër veta. Më kapi shefi i komisariatit.
“Pse filmoje” më tha. Donte të më thyente telefonin. I thoshte të tjerëve “Shoqërojeni në komisariat”.
Ata nuk po i bindeshin dhe ai më rrahu vetë. Altin e ka emrin. Nuk ia di mbiemrin. Ka një muaj që ka ardhur.” ka treguar Elsa Bita për gazetarët në spital.
Aktivistja e PD më parë kishte filmuar punonjësit e administratës që ishin mbledhur për një takim partiak në një ambjent të mbyllur dhe kishin braktisur shërbimet e bashkisë dhe kjo u bë shkak që sapo të dilte nga shtëpia të nesërmen të rrihej brutalisht nga vetë shefi i policëve.