Olta Gixhari u bë nënë e një djali pak muaj më parë.
Aktorja, e cila jeton prej kohësh në Spanjë, ka rrëfyer në një intervistë të dhënë së fundmi historinë e veçantë që qëndron pas emrit Amar, me të cilin pagëzoi të voglin e saj.
E ftuar në “Jonida’s Room”, Olta u shpreh se në fakt emrin e tij e ka zgjedhur Armina Mevlani, por ajo që e shtyu t’i vendoste këtë emër ishte ëndrra e veçantë që kishte parë me të birin.
“Emrin Amar e kam vendosur që në muajin e katërt, sa kisha hyrë në muajin e pestë të shtatzënisë.
Por nuk kam hequr dorë duke kërkuar emra dhe kam lexuar lista pafund, nga pesë mijë emra në ditë lexonim unë dhe partneri im dhe instinktivisht e thërrisja bebin Amar kur e kisha në bark.
Kisha një ëndërr njëherë dhe më doli por jo me fytyrën që ka, thjesht si energji, thjesht e dija që ishte bebi dhe më tha: “mami boll kërkove se emri është ky”.
Kush ma tha mua emrin?
Kam folur me mikeshat e mia dhe ju kam thënë më dërgoni lista ose emra që mendoni dhe një ndër to ishte Armina Mevlani.
Armina ndër të tjerë emra, që më ka thënë, nuk më dha shumë emra, 4-5 emra më dha. Ajo ishte shumë tek emrat spanjollë dhe emri i fundit fare ishte Amar.
Të nesërmen kthehem prapë po shihja Amar dhe i thashë partnerit tim mua më pëlqen shumë, kam gjithë natën që e mendoj është e çuditshme.
U la me aq biseda dhe kalonin ditët e unë mbeta tek ky emër,” rrëfeu Olta.