Fitohen bashkitë e para nga demokratët, mbyllet numërimi në Tropojë, Has dhe në Përmet

Tropoja, Hasi dhe Përmeti janë bashkitë e radhës që kanë mbyllur procesin e numërimit të votave, për zgjedhjet e 25 prillit.

Hasi dhe Tropoja janë bashkitë e para të djathta që i kanë dhënë fitoren PD-AN, ndërsa Përmeti është një bashki që u bashkohet 5 bashkive të tjera në jug që e kanë mbyllë deri më tani procesin e numërimit të votave dhe fituese është Partia Socialiste.

Visit Instagram Profile ➤

Sipas të dhënave në Has  bëhet me dije se Partia Demokratike ka siguruar 4576 vota ndërsa Partia Socialiste, ka siguruar 2735 vota. Ndërsa në Tropojë, PD-ja ka fituar me një diferencë votash thuajse dyfish nga PS-ja. PD ka siguruar 6443 vota, ndërsa PS 3094 vota.

Ndërkohë në Përmet fituese është shpallur Partia Socialiste ku ka siguruar 3.466 vota e ndjekur nga Partia Demokratike me 1.939 vota dhe e treta Lëvizja Socialiste për Integrim, me 527 vota.

Ndërkohë kujtojmë se më herët, Partia Socialiste është shpallur fituese në Bashkitë e Pustecit, të Memaliajt, Këlcyrës, Himarës, Poliçanit dhe në Njësinë 10 në kryeqytet

Author: admin