Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, u ndal mesditën e kësaj të diele në Cakran të Fierit, ku vizitoi një nga familjet e zonës. Gjatë fjalës së saj me banorët, Kryemadhi i mëshoi programit që LSI ka për bujqësinë.
Po ashtu nuk munguan thumbimet për kryeministrin Rama. Kryemadhi e cilësoi “turp të madh” deklaratën e Ramës për largimin e shqiptarëve nga vendi, nëse në vende të tjera ata paguhen më mirë.
Kryemadhi theksoi se shqiptarët duhet të jetojnë në Shqipëri, në tokën e tyre dhe të paguhen dy herë apo tre herë më shumë se në Gjermani apo vendet e tjera të botës.
“Unë vij për herë të parë në Cakran dhe gjithmonë kur e kemi diskutuar me Kejdin, ka një lloj debulese për zonën e Cakranit, ndoshta për shkak dhe të lidhjeve të saj familjare por dhe për shkak se Cakrani ka qenë gjithmonë një nga Njësitë Administrative që e ka mbështetur LSI dhe kjo ka të bëjë me karakterin njerëzor por dhe me atë çfarë ka përfaqësuar LSI. Sepse LSI e ka mbajtur fjalën dhe do vazhdojë ta mbajë fjalën por unë mendoj që tashmë jo vetëm Cakrani por i gjithë Fieri duhet të identifikohet me djemtë dhe vajzat e vetë në mënyrë të tillë që ta çojmë përpara dhe ekonominë edhe zhvillimin e industrisë edhe bujqësinë.
Ne kemi qenë dhe në Frakull një nga problemet është shitja e prodhimeve. Garancia që ne duhet ti japim njerëzve për shitjen e prodhimit dhe subvencionin që duhet të bëjmë në bujqësi. Nga ana tjetër krijimi i hapësirave për të rinjtë dhe për të rejat. Kur po vinim rrugës pamë qendrën shëndetësore dhe në fasadë shumë e bukur por nuk e dimë ka mjek a nuk ka mjek. A ju përgjigjen apo jo.
Vetëm në Cakran ishin 1200 shtëpi pa llogaritur të gjithë njësinë administrative. Që është afër dhe krijon mundësi të komunikimit me Fierin por ndërkohë flitet dhe për shumë zona të tjera të cilat ne duhet të rikthejmë vëmendjen te to. Infrastrukturë, dritat, ujin, arsimin. Vaji i ullirit është një nga prodhimet që është më të kërkuar në tregun ndërkombëtar por mungesa e infrastrukturës ose dhe e ofrimit të tregut apo dhe organizimit që duhet të bëjmë mungon. Një nga pikat kryesore që dhe ne e kemi pjesë jo vetëm të programit por dhe obligim tonin sepse në fund të ditës njerëzit në Shqipëri do punojnë, do prodhojnë dhe do konsumojnë.
Por dhe do eksportojmë, gjë që është shumë e rëndësishme. Njerëzit duhet të jetojnë në Shqipëri, të punojnë në Shqipëri dhe të ndërtojnë në Shqipëri sepse vendi ynë i ka shanset dhe mundësitë pafund. Dhe turp më të madh se Kryeministri që thotë le të ikin shqiptarët sepse paguhen më mirë kur ndërkohë shqiptarët mund të jetojnë në Shqipëri, në shtëpitë e tyre, në tokën e tyre dhe të paguhen edhe dy herë edhe tre herë më shumë se në Gjermani.
Sepse një fermer këtu në Cakran për vajin e ullirit, me tokën që ka, me ullishtet që ka, e ka probabilitetin shumë të madh për fituar 10-fishin e asaj që punon në Gjermani apo që punon në Maltë e kudo tjetër. Dhe unë them që vetëm një vullnet politik dhe dëshira e mirë, mjafton të duash njerëzit e tu, të duash popullin tënd dhe ia krijon mundësinë njerëzve për të ardhur dhe për të punuar dhe jetuar në Shqipëri”, tha Kryemadhi. Tpz.al