Kjo e mërkurë shënon 22-vite nga bombardimet e NATO-s në Serbi pas masakrave që kjo e fundit kreu në Kosovë e gjetkë.
Kyeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi duke përkujtuar këtë ditë por edhe fjalimin e presidentit të asokohe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton. Rama thotë se kjo ditë është tejet e rendësishme për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.
“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”thuhet në postimin e Ramës.
Kaq ka mjaftuar që mediat serbe të fillojnë të komentojnë duke e konsideruar këtë reagim të kreu të qeverisë shqiptare si një provokim.
Mediet serbe thonë se me anë të këtij postimi kryeministri “kremton” vdekjen e mijëra serbëve, mes tyre edhe shumë fëmijëve.