Festa në malin e Tomorrit, ​policia përplaset me pelegrinët

Data 20 gusht shënon nisjen e pelegrinazhit drejt malit të Tomorrit, një mal i cili konsiderohet i shenjtë pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu.

Por familja e një pelegrini është përplasur me policinë, pasi vendi që ata kishin zgjedhur për të vendosur çadrën e tyre, ishte një vend grumbullim i caktuar për hedhjen e mbetjeve të kafshëve që bëhen kurban me rastin e festës.

Sipas pelegrinëve, ata janë dhunuar nga policia pasi kanë kundërshtuar të largohen. Pavlina Hazizaj tregon se bashkëshorti dhe kunati saj janë goditur me shkop gome nga policia.

Visit Instagram Profile ➤

“Ne kishim vendosur çadrat dhe ishim rehatuar mirë, dhe sot erdhën disa njerëz me shkresë për të hedhur mbetjet e qengjave. Ne kundërshtuam se ishin shumë afër, kishim edhe fëmijët. Pastaj erdhi policia, filluam të flisnim, i thamë kemi ardhur për qejf këtu, ata na thanë ikni diku tjetër. Është përdorur dhunë nga policia, goditën kunatin tim me shkop gome, dhe burri. Rastin nuk e kemi denoncuar akoma. As komuniteti bektashi nuk ka reaguar fare. Ne u detyruam të largohemi nga aty, u spostuam 200 metra më larg”, tha Pazizaj për “Report TV”.

Festa e shenjtë e Bektashinjve organizohet nga data 20-25 gusht, dhe mbledh çdo vit pelegrinë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga bota.

Author: admin