Është sezoni i tyre, si është të dashurohesh me një mashkull të shenjës së Peshores

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Ka disa gjëra bazë që mund të zbulosh kur njeh një person të ri, për shembull nga është me origjinë, skuadrën e zemrës, kur e ka ditëlindjen dhe pas kësaj, shenjën e horoskopit. Nëse djali me të cilin po del është Peshore dhe do ta njohësh më mirë, ky është artikulli i duhur.

Cilësitë më të mira të Peshores

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Është një djalë karizmatik, sharmant dhe flirtues. Ai të bën të ndihesh sikur je qendra e universit, edhe nëse martohesh me të, nuk ndal kurrë së të surprizuari. Një burrë Peshore është inteligjent, i zgjuar, shakator dhe di se ç’të thotë në kohën dhe në momentin e duhur. Gjithashtu, është shumë popullor dhe më i miri për shoqëri.

Cilësitë negative

Mund të jetë paksa i shkëputur, mbase nuk do që të përkushtohet në një marrëdhënie, mund të jetë edhe paksa dinak dhe me dy fytyra.

Cilat shenja përshtaten fiks me Peshoren?

Luani është një shenjë e zjarrtë dhe përshtatet shumë me shenjën e Peshores. E njëjta gjë dhe me Dashin, pasi është një shenjë unike dhe njësoj si Peshorja, shenjë kardinale.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Peshorja kalon shumë mirë edhe me Ujorin dhe Binjakët, si shenja që i përkasin elementit të ajrit.

Por, edhe Demi nuk mbetet pas, pasi është i tërhequr nga bukuria dhe kënaqësia, njëjtë si Peshorja.
Një burrë Peshore mund të krijojë një marrëdhënie shumë të bukur edhe me Shigjetarin, pasi janë shenja kurioze, aventuriere dhe gati të zbulojnë gjëra të reja, gjithnjë.

Cilat shenja nuk përshtaten?

Bricjaaapi! Sepse planifikon pafundësisht, nuk është spontan dhe thjesht e acaron shpirtin aventurier të një Peshoreje.

Gaforrja, thjesht shumë emocionale për Peshoren e balancuar, si dhe Akrepi që është paksa më misterioz se duhet.

Author: horoscope