Është koha për dashuri, 3 shenjat e horoskopit që do t’u shkojnë punët e zemrës fjollë gjatë Qershorit

Herë pas here kozmosi bën kthesa të papritura, si tani për shembull që kemi Jupiterin te Peshqit, i cili vepron në këtë mënyrë. Do të ketë përmirësim në marrëdhënie, pasi frika dhe stresi duket se “janë me pushime”, të paktën për pak kohë. Dhembshuria shtohet me Jupiterin te Peshqit; ne duam të ndihmojmë. Gjatë këtij tranziti, ne dëshirojmë të paraqesim veten në versionin më të mirë, dhe duke e bërë këtë ne në mënyrë të pandërgjegjshme marrim shumë dashuri.

Dhe kështu, për disa shenja të zodiakut që janë më me fat në marrëdhënie gjatë kohës së Jupiterit te Peshqit, ky është një tranzit shumë me fat pasi sjell me vete të gjitha format e dashurisë, mirëkuptimit dhe mundësive. Tre shenjat më me fat:

Luani

Gjithçka që ju nevojitet është ideja se gjithçka do të jetë në rregull. Ju keni lejuar stresin t’ju mërzisë dhe, në të vërtetë, nuk keni asgjë për t’u shqetësuar. Ky tranzit ndoshta do t’ju lejojë të shihni se jeni vërtet me fat në marrëdhënie, si romantike ashtu edhe platonike. Fati vjen në formën e njohjes; Jeta juaj dashurore është e bukur – thjesht duhet të pranoni dhe kuptoni se është e vërtetë.

Peshorja

Ju keni parë të gjithë ish-at tuaj që bien në dashuri me dikë që nuk jeni ju, një nga një, ndërsa ju, ja ku jeni, të mbetur vetëm, duke menduar nëse do të gjeni ndonjëherë dikë që të telefonojë vetë i pari. Një gjë e tillë është e mundur për ju gjatë këtij tranziti. Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë fati juaj në marrëdhënie do të ndryshojë për mirë.

Bricjapi

Ju jeni më me fat në dashuri gjatë Jupiterit te Peshqit, sepse do të jeni më të hapur ndaj çdo gjëje pozitive që mund t’ju ndodhë. Jeni të lodhur nga negativiteti; ndiheni “të konsumuar”. Ju dëshironi atë atmosferë pozitive, energji, dhe ajo që nuk dini është se kjo energji do t’i “ringjallë” miqësitë tuaja në mënyra që nuk mund t’i imagjinoni. Ajo që menduat se kishte marrë fund, jo vetëm që nuk ka marrë fund por duket sikur bën një premtim: Qëndro i hapur, Bricjap! Do të jesh me fat!

Author: horoscope