Nëntë ditë pasi u dhunua nga shokët dhe u la i gjakosur në rrugë ka ndërruar jetë 57-vjecari Pelivan Sinorrapaj nga Ballshi.
Ai ishte i shtruar te spitali i Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, 57-vjeçari sot ndërroi jetë, raporton gazetarja e ABC në Fier, Valbona Davidhi.
Babai i tre fëmijëve u dërgua për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë por mesditën e djeshme ka ndërruar jetë.
Policia kreu ndalimin e autorëve ndërkohë që gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” disa ditë më parë. Por tani do të përballen me akuzën e plagosjes me pasojë vdekjen
Ndërkhë në një prononcim për medita djali tij tha se babia I tij ishte vrare dhe se ai nuk merrej me politike. Ai kishte dalë nga klubi dhe po shkonte në shtëpi kur është goditir.