“Është e tmerrshme, një ferr”/ Aksident masiv , të paktën dhjetë të lënduar dhe dy persona të vdekur

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Një aksident i rëndë është shënuar në Itali, më konkretisht në autostradën A32 Torino-Bardonecchia. Në aksident janë përfshirë 25 automjete dhe raportohet për dhjetë persona të plagosur dhe sipas medieve dy persona kanë ndërruar jetë.

Shkak i aksidentit sipas autoriteteve vendase është bërë ngrica në rrugë dhe kushtet e vështira atmosferike. Sipas autoriteteve Italiane aksidenti ka ndodhur  në hyrje të tunelit Serre la Voute, midis Exilles dhe Salbertrand.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Policia, ambulancat, zjarrfikësit dhe Kryqi i Kuq i Susas janë në vend. Në aksident janë përfshirë 25 automjete dhe raportohet për 10 persona të plagosur dhe sipas medieve Italiane janë dy viktima.

Për shkak të akullit në asfalt që parandaloi frenimin në kohë, të paktën 30 vetura u përfshinë në aksident. Për momentin autostrada A32 është mbyllur në drejtim të Bardonecchia.

“Është e tmerrshme, është një ferr,” përsërit një burrë teka endet mes makinave për të shpëtuar shoferët e automjeteve .

Imazhet e para të shpërndara në rrjete sociale tregojnë panik dhe frikë.

Në bazë të informacioneve që mbërrin nga Salbertrand, raportohen për dy viktima dhe njëzet të plagosurve, disa në gjendje të rëndë.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now
Video Player

Author: admin