Reperi i njohur Gold Ag ka përlotur gjithë ndjekësit e tij me një postim që ka bërë në rrjetet sociale. Ai ka humbur babain kur ishte në moshë shumë të vogël, por prej 3 vitesh nuk kishte shkuar të vizitonte varrin e tij në Preshevë.
Në mbishkrimin e fotos reperi i kërkon falje që nuk e ka vizituar këto tre vitet e fundit dhe se ka shkuar për t’i dhënë lajmin se është bërë gjysh.
“Mirë se të gjeta babë. Më fal që mungova 3 vite pa dashjen time, por lutjet për ty nuk i ndal zemra nga çdo skaj i botës. Babë erdha me t’kallxu që je bo gjysh, do ta rris Guerilin me traditat që më rrite ti mua. Shpejt do të vijmë edhe bashkë babë. Ah Preshevë, era që nuk e ndjeva askund”, shkruan Gold Ag.