Një shqiptar u arrestua nga autoritetet britanike, pasi punonte në një fabrikë kanabisi.
Sipas mediave, bëhet fjalë për shtetasin Drilon Kucana, i cili u arrestua ndërsa plagosi veten duke u hedhur nga dritarja e shtëpisë së tij në një përpjekje për t’u arratisur.
“Prona tre katëshe ishte shndërruar në një fermë kanabisi “të ndërtuar profesionalisht”, tha prokurorja Claire Pickthall.
Ajo tha se Kucana ishte dëbuar si emigrant i paligjshëm nga Britania e Madhe në vitin 2014.
Në fabrikën e kanabisit kishte 330 bimë me vlerë 24.000 paund. Gjykatësi Daniel Williams caktoi arrest me burg për 6 muaj për Kucanën. Ai gjithashtu ishte dënuar më parë, raportojnë mediat e huaja.