Emri/ Ndërron jetë nga koronavirusi polici i burgjeve

Një punonjës i policisë së burgjeve ndërroi jetë sot nga koronavirusi. Viktima është Vladimir Gjoka 51 vjeç, pjesë e burgut të Shënkollit në Lezhë. Lajmin e dhimbshëm e ka njoftuar Sindikata Shërbimeve Policore të Shqipërisë duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit. I ndjeri ishte i komanduar në Reç, kur mori infeksionin vdekjeprurës, thotë sindikata.

“Solidaritet Sindikal. Humb jetën si pasojë e covid19 një tjetër punonjës i policisë penitenciare. I ndjeri Vladimir Gjoka, 51 vjeç, ishte efektiv i Ievp-Shenkoll. Sindikata i shpreh ngushëllime të ndjera familjes dhe nxit institucionin që ti gjendet pranë të afërmve me ndihmën financiare sipas ligjit.

Visit Instagram Profile ➤

Komandimet absurde te stafit policor nga Ievp Shënkoll për në Ievp Reç, vazhdojnë që nga Dhjetori 2019 e deri më tani edhe pse u deklarua që me 15 Dhjetor 2020 do hapeshin 2 godinat e rikonstruktuara, por kjo ngeli ne kuadër të fjalëve e premtimeve dhe mungesës së përgjegjësisë nga drejtuesit e burgjeve.

I ndjeri ishte i komanduar në Reç, kur mori infeksionin vdekjeprurës. Mungesa e kushteve minimale të punës, transportit, distancës mbi 100km nga banesa, janë premisë kërcënuese për jetën e punonjësve të tjerë. Instancat shtetërore duhet te marrin masat e duhura që fenomeni të minimizohet. Policia Penitenciare Shqiptare kërkon kushte e trajtim normal social-ekonomik dhe mjekesor” thuhet në njoftimin e sindikatës.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me Covid 953 raste të reja dhe kanë humbur jetën 12 persona.

 

Author: admin