Një 28-vjeçar shqiptar i akuzuar se ka furnizuar me armë terroristin tunizian që vrau 86 persona në Nisë, ndodhet në Francë, pas ekstradimit nga Italia.
Endri Elezi dyshohet se ka ndihmuar Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili me anë të një kamioni goditi turmën e madhe të njerëzve në qytetin francez më 14 korrik të vitit 2016.
28-vjeçari shqiptar u arrestua me 21 prill në veri të Napolit, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Franca.
Elezi, akuzohet se i dha një armë zjarri terroristit tunizian.
Bouhlel u qëllua për vdekje nga policia franceze gjatë sulmit terrorist në Nisë, duke shkaktuar vdekjen e 86 personave dhe plagosur mbi 400 të tjerë.
Arrestimi i Endri Elezit
Endri Elezi, 28-vjeç u arrestua në Itali. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet franceze si bashkëautor i sulmit terrorist të ndodhur në korrik të vitit 2016, në bulevardin “Promenade des Anglais”.
Asokohe, një person i identifikuar si Mohamed Lahouaiej Bouhlel, duke drejtuar një kamion 19-tonësh, e ka drejtuar atë përmes turmës së njerëzve që po ecnin rrugës së bulevardit ku po zhvilloheshin festimet e pavarësisë së Francës, duke shkaktuar vdekjen e 86 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve.
Gjatë kontrollit në kamion janë gjetur armë dhe municione. Endri Elezi dyshohet si personi që ka furnizuar me armë autorin e sulmit.
Me qëllim fshehjen dhe shmangien e arrestimit, i riu nga Peqini ka ndërruar disa herë gjeneralitetet e tij, nga Endri Elezi në Juxhino Elezi, Xhino Elezi dhe përfundimisht në Endri Blliku.
Ngjarja në Nisë
Në masakrën e 14 korrikut të vitit 2016 në Nisë të Francës, humbën jetën 86 persona ndërsa qindra të tjerë u plagosën teksa një kamion qëlloi mbi turmën e mbledhur për të festuar ditën e kombëtare të 14 korrikut.