Ekspertja e Partisë Demokratike, Ledina Mandia tha se aktualisht 7000 dosje për çështjet e pronave janë rrugëve të gjykatave.
Sipas saj PD-së do të bëjë të mundur rishikimin e hartës së vlerës së pronës për të reflektuar çmimin e tregut. Mandia tha se PD do të ketë prioritet kompensimin fizik të pronës.
Ledina Mandia: Faleminderit z. Kryetar i Partisë Demokratike. Falënderoj edhe pjesëmarrësit sot në takim. Kemi një rrugë të gjatë që ne bashkëpunojmë me shoqatën e ish-pronarëve që janë pronarë real sot në Republikën e Shqipërisë.
Shoqatat e ish-pronarëve kanë dhënë një kontribut shumë të çmuar në ndërtimin e programit të Partisë Demokratike në lidhje me pronën, duke trajtuar jo vetëm çështje të kthimit dhe kompensimit të pronës por edhe çështje të tjera të cilat kanë lidhje me regjistrimin e pasurive të paluajtshme, të kompensimit nga ligji i legalizimit apo edhe në lidhje me shpronësimet të cilat tashmë janë në kapërcim të interesit publik që po bëhen nga qeveria Rama duke mos u ndalur pastaj edhe në trajtimin e një kuadri ligjor i cili po tjetërson me pa të drejtë pronën e pronarëve përmes disa ligjeve si, investime strategjike, si ligji për turizmin e të tjera me radhë ku në një mënyrë ose në një tjetër me të pa drejtë pronarët janë të afektuar prej këtyre lloj ligjeve të bëra me porosi dhe në interes të personave të caktuar.
Skema efektive e kthimit dhe kompensimit të pronës nuk është efektive, është e bazuar në një databazë e cila nuk reflekton të vërtetën. Është e bazuar në një hartë vlere e cila nuk reflekton çmimin e tregut dhe për më tepër pronarët po zvarriten gjykatave duke shpenzuar sërish lekë për avokatë apo edhe për ekspertë dhe janë në pritje të marrjes të një sasie lekësh e cila është minimaliste, mos me thënë e papërfillshme që ndoshta shkon edhe shumë më e ulët se sa shpenzimet apo kostot e gjykimeve që këto bëjnë.
Pamë edhe eksperiencat ku vendet ish komuniste që kishin trajtuar çështjen e pronës e kishin dështuar në gjykatën europiane në skemën efektive të cilën e kishin propozuar, ku mendojmë se edhe Shqipëria do të rikthehet në gjykatën europiane me ligjin aktual siç edhe po ndodh nga kontrolli kushtetues që po i bëhet këtij ligji apo edhe në rastin kur vetë ligji nga ana e qeverisë ndryshohet mes VKM-ve, çfarë u shfuqizua edhe nga ana e gjykatës kushtetuese.
Në këto kushte ne i japim të drejtë pronarëve që në të ardhmen të rishikohet komplet harta e vlerës e cila do të reflektojë çmimet e tregut, kuptohet që do të bëhet një databazë reale jo vetëm në rastin e vendimeve të cilat i ka të regjistruara agjencia e kthimit të pronave por edhe të koordinuara me vendime gjyqësore përfundimtare numri i të cilave nuk dihet duke arritur pastaj edhe në vlerësim të drejtë të faturës financiare
. Kuptohet që ne zotohemi që të orientohemi drejt një kthimi fizik të tokës ku është e mundur do të thotë që pronarët të cilët presin kompensimin për ekzekutimin e vendimeve të pa ekzekutuara prej shumë vitesh ku në shumicën e rasteve janë zeruar nga përllogaritja që ka bërë Agjencia e Trajtimit të Pronës do të rikonsiderohen dhe do të rishitet mundësia që ku është e mundur ti kthehet pronarit dhe jo ti jepet me qira 1 euro për afate 90 vjeçare personave të cilët janë të lidhura me interesat të ngushta me qeverinë.
Së dyti do të ketë prioritet kompensimi fizik i pronës duke bërë të mundur që kompensimi fizik në tokën e vet ne nuk e pranojmë, ne e pranojmë kthimin në tokën e vet, kompensimi fizik do të jetë në toka të tjera ku pretendohet që pikërisht këto toka apo pronat të cilat janë pjesë e sekuestrove, konfiskimeve nga SPAK referuar veprave kriminale të cilat janë nën efektin e ligjit anti mafien të kalohen në fontin e kompensimit fizik dhe jo vetëm por edhe raste të tjera të abuzimit me tokat në bregdet kur të gjithë këto toka në rastin konkret kur do të jenë në favor të shtetit do të jenë ne font fizik për kompensimin e ish pronarëve dhe jo vetëm, është edhe mundësia e përfshirje me aksione dhe aplikacione në investime publike në fondin e investimeve publike ku sërish pronarët do të kenë prioritet.
Kuptohet që platforma jonë ka afate kohore reale, ka një vlerë reale fatura financiare jo të rremë, ne respektojmë ekzekutimin e vendimeve përfundimtare administrative, gjyqësore. Ne e dimë që vendimet e komisionit i kthimit të pronave nënë dritën e jurisprudencës europiane janë vendime të formës së prerë dhe duhet të zbatohen, në këtë kuptim është e pandershme që ti të fillosh dhe të bësh një përllogaritje të re duke i thënë që do ta llogaris sipas zërit kadastra që në momentin kur je shpronësuar ndërkohë që pronarët e kanë këtë vendim do të thotë që ne respekt të nenit 181 të kushtetutës në vitin 2004 u ndërtua një kuadër ligjor u dhanë disa vendime, ndoshta vende të tjera kanë marrë në konsideratë që fatura ishte e lartë dhe nuk e njohën kthimin dhe kompensimin në masën 100%, Shqipëria e bëri këtë por kjo nuk do të thotë që ne do të përdormi metoda të cilat janë tinëzare dhe do të bëjmë një përllogaritje të re nga gabimet që kanë bërë qeveritë në vite duke ja reduktuar pronën pronarit me një hartë vlere e cila nuk reflekton aspak çmimin e tregut apo edhe me të dhënat të cilat nuk janë në përputhje me vetë vendimet e kthimit të kompensimit të pronave të cilat përbëjnë titullin ekzekutiv. Kemi 7000 dosje të cilat janë rrugëve të gjykatave dhe pronarët janë të lodhur dhe nuk mund të adresojnë më çështjet në rrugë gjyqësore, sepse kanë shpenzime.
Do të thotë që agjencia e trajtimit të pronës dështoi për të dhënë një vendim përfundimtar për këta pronarë dhe tani ato nuk munden të tërheqin më dosjet pranë ATP-ve, por i mohoi të drejtën çdo pronari i cili mund të vihet para dijenisë sot nga burimet arkivore që ka një pronë të gjyshit, stërgjyshit të tij dhe nuk i jepet mundësia që ta kërkojë këtë. Kuptohet që ne kemi bërë një ndarje sa i takon ekzekutimit të vendimeve përfundimtare duke njohur procesin në mënyrë të tillë që ekzekutojmë vendimin duke filluar me prioritet nga kthimi, kompensimi fizik, marrja pjesë me obligacione dhe aksione në fonde të investimeve publike, dhe duke lënë të fundit kompensimin financiar.