Ekskluzive / Zhduken atentatorët e Marion Mitros, policia hap dosjen e “bombave”

Shënjestra e atentatit të dy ditëve më parë në Vlorë, Marion Mitro ka dhënë dëshminë e tij sot para hetuesve. Dëshmia u dha në spital, aty ku vlonjati mësohet se është nën ruajtjet e efektivëve të policisë. PASQYRA NEWS ka mesuarse nga dëshmia grupi hetimor nuk ka mundur të hedh dritë mbi asnjë dyshim të tij, ndërkohë që ai ka treguar se në momentin që është qëlluar ka qenë me shpinë dhe nuk i ka parë atentatorët e tij. Në ato pak fjalë që ka lënë për hetuesit mësohet se është thënë vetëm fraza e përhershme: S`kam konlfikt me askënd dhe nuk e di se kush e ka bërë!

Mirëpo, policia dhe prokuroria e Vlorës tashmë e kanë të qartë se për të kërkuar autorët e asaj ngjarjeje duhet shkuar tek e shkuara e 49 vjeçarit, i arrestuar, hetuar dhe i gjykuar si pjesmarrës në një prej grupeve më të fuqishme kriminale, mbi të cilin dikur ranë një mori akuzash. Ata kanë shqyrtuar gjithë dosjen e grumbulluar 7 vjet më parë, ndërsa emri i Marion Mitros kishte dalë si një prej personave kryesor si porositës i disa atentateve mes tyre edhe të ish-prefektit të Vlorës Besnik Dervishi. Historia që kishte si personazh kryesor atë që u konsiderua si njeriu-bombë, Julian Sinanin, pati shumë zhvillime ndëre vite, ndërkohë që Mitro doli në bankën e të akuzuarve bashkë me Ndriçim Gjokonën, Juluain Sianin, Albin Mexhën, Genis dhe Andon Mëhillajn. Ata u akuzuan për një sërë atentatesh dhe vrasjesh që kishin vendngjarjet në Vlorë-Durrës-Tiranë, ndërkohë që për Mitron u kërkua 25 vjet burg. Apeli i Krimeve të Rënda ia uli dënimin në 8 vjet Mitros e për pasojë ai mundi të fitonte lirinë një vit më parë. Sipas përllogaritjeve, Mitro shleu ¾ e masës së dhënë nga kjo shkallë gjykimi dhe prej afër nj viti gjendej i lirë.

Nga hetimet paraprake mësohet se në atentat kanë marrë pjesë tre persona! Makina e atentatorëve, që u gjend e djegur rrugës së Selenicës bëhet me dije se është e vjerdhur, ndërkohë që disa pamje të marra nga dy kamera nuk japin asnjë detaj të duhur për të shkuar tek identifikimi i autorëve. Burimet policore thanë për “Pasqyra.al” se në mjet nuk kanë mbetur prova, pasi autorët janë kujdesur që mjeti të digjet tërësisht. Po ashtu nga ajo rrugë nuk ka asnjë kamer dhe se nuk është mundur të sigurohet asnjë dëshmi mbi ngjarjen. Hetimet janë përqendruar në larjen e hesapeve mes palëve që dyshohet që vijnë nga koha e atentateve me mina të telekomnaduara, por policia ka verifikuar edhe jetën e Mitros pas daljes nga burgu për të gjetur ndonjë koflikt të mundshëm!

Author: admin