RENEA ditën e sotme po zhvillon disa kërkime në Laç, pasi dyshohet se në atë zonë fshihet autorët e vrases së Shkëlzen Kastratit.
Kontrollet po bëhen pasi dyshohet se autorët janë fshehur në një banesë në atë zonë. Në kërkim në lidhje me këtë ngjarje janë katër persona, Alber Zaja, Elmir Tufa, Elson Xheçuka dhe Roland (Silvio) Cara.
Kujtojmë se, Shkëlzen Kastrati, 41 vjeç, mbeti i vdekur paraditen e 1 shkurtit në Fier pas një atentati të mirorganizuar, në rrethrrotullimin e Sheqit. Ai udhëtonte me mjetin e tij tip Mercedes Benz ML, kur u qëllua me dy plumba që i morën jetën.