Astrologia Esmeralda Petrela këtë të premte ishte e pranishme në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku foli për parashikimin e yjeve në raport me dashurinë. Ndërsa u ndal në gjërat kryesore tek çdo shenjë, Ermali e pyet atë se cila është shenja që do jetë më e përkëdhelur për vitin 2021.
Ajo u ndal në këtë moment për të shpjeguar diçka kur thuhet është viti i një shenje, pasi mund të krijohen keqkuptime nga ndjekësit dhe dëgjuesit.
“Kur themi që është viti i një shenje duhet të kemi parasysh që nuk domethënë që është vit yt më i mirë. Unë e kam quajtur emri i ‘Kinëmasë së Jetës’ për atë vit është ajo shenjë në të cilën ndodhet Jupiteri, ndaj quhet i atij viti.
Sipas saj, shenja e vitit për 2021 është Ujori.
“2021 është viti i Ujorit. A është viti më me fat i Ujorit? A do gëzojë Ujori? Jo domosdoshmërisht! Madje është pak një vit i vështirë sepse Jupiteri peshon tek personat. Këta të fundit po bëjnë ndryshime fizike, në peshë, në shende, të çfarëdo gjëje. Në dashuri mund të ngjejnë dashurinë këtë vit”.
Sërish Ermali e pyet se “cila është shenja që ka dashuri gjithë vitin, më e bekuara në këtë sferë?”.
“Binjakët dhe peshorja”, tha Esmeralda.
Por a ka shenja më me pak fat në dashuri apo që duhet të kenë kujdes këtë vit?
‘Mund të jetë Peshqit. Por nëse nuk janë kalientë për dikë tjetër, janë për veten e vet’