Efektivi në Dajt shtyu përfaqësuesit e medias, reagon SHÇBA

SHÇBA ka reaguar në lidhje me incidentet që kanë ndodhur këtë të shtunë me disa gazetarë, shkaktuar nga disa punonjës të policisë në zonën e Qafë Mollës, ku u gjet trupi i pajetë i biznesmenit Rruzhdi Hoxha.

Në deklaratën e tyre SHÇBA bën me dije se po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe sjelljes jo korrekte të disa punonjësve të policisë me përfaqësues të mediave.

Visit Instagram Profile ➤

“Në vijim të lajmit të publikuar në disa media, në lidhje me sjelljen jo korrekte të disa punonjësve të policisë me përfaqësues të mediave, e në veçanti me gazetaren Anila Hoxha gjatë raportimit të një ngjarje kriminale, SHÇBA njofton se ka nisur një inspektim për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë shfaqur sjellje jo etike e konform detyrës”, thuhet në njoftimin e SHÇBA.

Author: admin