Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me kandidatët pjesëmarrës në garën “Deputeti që Duam”, për të zënë një vend në listat e PS-së, konfirmoi kandidimin e tij në qytetin e Durrësit.
“Unë do jem pjesë e skuadrës edhe në Durrës dhe ky mandat i tretë do të ketë një vend të veçantë për Durrësit si potencial i pashfrytëzuar. Sot jemi në një udhëkryq mes të ardhmes dhe të shkuarës me një punë që vazhdon dhe nuk e bën dot askush më mirë se dhe pse ne nuk jemi më të mirë”, tha Rama.
Përveç Vlorës, kryesocialisti do të jetë edhe në listën e Durrësit dhe kjo lidhet me faktin se qyteti bregdetar ishte më i prekuri nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Në këtë qytetet pritet të zhvillohet edhe beteja më e fortë elektorale për zgjedhjet parlamentare, pasi opozita do të luajë fort me kartën e rindërtimit të pasojave të tërmetit, që sipas tyre nuk është mbajtur nga qeveria e majtë. Ndërsa në listën e PS-së, pritet të jenë Lefter Koka, ish-deputeti i LSI dhe Ardian Çela drejtori i OSHEE. fax web